Kuptojeni tani se sa kushton aksesori ‘trend’ që ka çmendur vajzat e famshme

Nuk ndodh shpesh që një aksesor i thjeshtë të kthehet në artikullin më “in” të sezonit të cilin e shihni kudo, në çdo ambient dhe tek të gjitha vajzat e famshme.

Jemi duke folur për rripin e belit, atë të propozuar nga Gucci dhe Alessandro Michele, drejtori kreativ i kësaj marke që nga fillimi i vitit 2015.

E kemi parë përdorimin e këtij rripi para disa sezonesh në Instagram, por tani jemi duke e parë kudo, të vendosur rreth belit, pantallonave, në versionin e hollë apo të trashë, atë të togëzës me gurë apo më të thjeshtë.

Sa kushton një i tillë? Kjo varet nga version që ju do të zgjidhni, rripi i belit Gucci nis nga 240 paund.

Aksesori më i dashur i vajzave të famshme mund të vendoset në të gjitha stilet e veshjes, që nga ato rock e deri tek ato më klasiket dhe romantiket, ashtu siç VIP-at propozojnë.

Nuk duhet të habiteni nëse e shihni gjithashtu të kombinuar me fustane në tapetin e kuq ose duke krijuar kontrast i vendosur mbi xhaketën e një kostumi bazik, shkruan revistaclass.