“Kuptova që je fals”, kënga e fundit e Shakiras, dedikim për Piquen?

Ndarja e Shakiras dhe Gerard Pique u bë kryefjalë e mediave kur u njoftua të shtunën.

Tashmë një nga këngët e kolumbianes është dekonspiruar dhe janë gjetur disa vargje të koduara ndaj mbrojtësit të Barcelonës, shkruan Marca.

Kënga me titull “Te felicito” ka më shumë se 69 milionë shikime në kanalin YouTube, kënga pati sukses edhe para lajmit për ndarjen e Shakiras dhe Piques megjithatë, duket se pas njoftimit zyrtar për drejtimin e ri që po merr jeta e tyre, kënga ka marrë një kuptim të ri për fansat e 45-vjeçares.

Kënga mbulon temën e tradhtisë dhe flet për një individ që është zbuluar se ka tradhtuar partnerin e tij/saj, gjë që tani shumë e shohin si të përshtatshme për Piquen, teksti i këngës ndër të tjera thotë: “E kuptova që ti je fals, ishte kashta që i theu shpinën devesë mos më thuaj se të vjen keq, kjo më duket e sinqertë, por të njoh mirë dhe unë e di që po gënjen, të përgëzoj, sa mirë vepron, për këtë nuk kam asnjë dyshim”.

Në këngë, Shakira dhe Rauw Alejandro mbajnë një kritikë të vazhdueshme ndaj njërit anëtar të çiftit që zhgënjen tjetrin.

“Ajo filozofi e lirë, nuk e blej më fal, nuk e ngas më atë biçikletë, nuk i duroj dot njerëzit e dy shtëpive”, thuhet në tekst.

Kënga, e cila përdor muzikë elektronike dhe përmban një koreografi të veçantë kërcimi në të cilën të dy imitojnë kërcimin e një roboti, u publikua në fund të prillit.

Videoja është xhiruar në Barcelonë me regji të Jaume de la Iguanas.