Kur banka gabon: Në vend se t’i deponojnë 85 funte ajo fitoi 850 mijë

Një studente ka marrë aksidentalisht bursë prej 850 mijë funte në vend të 85 funte që merrte çdo muaj.

Sibongile Mani studion në Universitetin Mthatha në Afrikën e Jugut, dhe merr çdo muaj 85 funte për ushqime dhe libra.

Banka duket se ka gabuar në shifrën që duhet ti jepte, kështu ajo përfundoi me një shumë marramendëse në duar.

27-vjeçarja ka shpenzuar paratë për veshje të shtrenjta dhe për një celular të trendit të ri.

Sibongile ka blerë alkool për të qerasur miqtë e saj për paratë që mori aksidentalisht nga banka.

Shumë studentë kanë mbetur pa bursa prej këtij gabimi, prandaj vajza u sigurua që ta raportonte rastin në polici.

“Sot jeta ime është kthyer në një skandal të rrjeteve sociale.

Unë jam turpëruar në publik.

Sot jam një person që vodhi bursat e studentëve.

Edhe pse më kanë quajtur hajdute, çdo histori ka të vërtetën dhe gënjeshtrat e saj,” – tha Mani.