Web Analytics

“Kur Borrell është i pakënaqur edhe ShBA është tejet e pakënaqur”

Botuar nga: InfoKosova

Ambasadori i ShBA-së në Beograd, Cristopher Hill, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë përpjekje të mëdha në dialogun Kosovë-Serbi dhe mbështetjen e ndërmjetësit Borrell.

Sipas Hill, ShBA e ka shprehur qëndrimin në mbështetje të ndërmjetësit Josep Borrell, dhe kur ai është i kënaqur, është e kënaqur edhe ShBA, por nëse Borrell nuk do të jetë i kënaqur, ShBA do të jetë tejet e pakënaqur.

Borrell ka deklaruar për të përditshmen “Blic” se Serbia shkoi e përgatitur në Bruiksel.

“Serbia shkoi e përgatitur në Bruksel dhe i bëri detyrat e saj të shtëpisë. Unë s’kam marrë pjesë në negociata, nuk ka pasur as amerikanë aty.

Por, qartazi nga ato që kam lexuar, zoti Borrell dhe pala serbe shkuan të përgatitur mirë dhe i pajtuan në themel me propozimin e BE-së.

BE ka bërë përpjekje të mëdha dhe ShBA ka shprehur qëndrimin parimor që do ta mbështes zotin Borrell.

Nëse ai është i kënaqur, do të jemi edhe ne, nëse nuk është i kënaqur, edhe ne do të jemi tejet të pakënaqur”, ka deklaruar ai.

Të FUNDIT