Kur do të numërohen votat e diasporës? Flasin nga KQZ

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar sot se kur do të fillojë numërimi i votave të diasporës.

Elezi tha se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar pranimi i materialit zgjedhor nga të gjitha komunat e Kosovës.

Në QNR ka përfunduar pranimi i materialit zgjedhor nga të gjitha komunat e Kosovës.

Në këto momente në QNR janë duke u skanuar listat përfundimtare të votuesve.

Ky proces është i domosdoshëm për të bërë krahasimin në mes të votuesve që kanë votuar në vendvotime të rregullta dhe atyre me kusht.

Kjo bëhet që të na mundësohet të fillojmë numërimin e votave me kusht dhe votave tjera.

Elezi tha se procesi i numërimit të votave të diasporës nuk do të zgjasë shumë.

Gjatë periudhës së votimit përmes postës, rreth 43 mijë pako të supozuara me fletëvotime.

Brenda pak ditësh fillon hapja dhe numërimi I tyre.

Atëherë do të dimë saktë numrin e fletëvotimeve nga jashtë vendit.

Numërimi i tyre nuk zgjat shumë, brenda 1 apo dy ditësh përfundon dhe bashkëngjitet numrit të votave tjera”, ka deklaruar Elezi./Express/