Kur është mosha ideale për të patur fëmijë, për gratë?

Të heqim qafe që në krye të herës, çdo lloj keqkuptimi: ky artikull ka të bëjë vetëm me aspektet utilitare, ekonomike dhe të punës.

Ai u përgjigjet vetëm kritereve të efikasitetit ekonomik dhe për këtë arsye mund të duket paksa kategorik, sepse neglizhon shumicën e arsyeve pse lindin fëmijë.

Në këtë rast, fëmijët janë të kushtueshëm.

Dhe jo vetëm për sa i përket pelenave, ushqimit dhe kopshteve.

Për gratë, më shumë sesa për burrat, kombinimi i pushimit të shtatzënisë (për ato që mund ta shfrytëzojnë) dhe orët e kaluara për t’u kujdesur për fëmijën, ndikojnë ndjeshëm në jetën profesionale.

Cila është koha e duhur për të sjellë një fëmijë në botë, pa “humbur” shumë profesionalisht dhe ekonomikisht?

Përgjigja mund të vijë nga një studim i botuar në vitin 2016, bazuar në analizën e të dhënave të mbledhura midis viteve 1995 dhe 2009, ndër gratë që jetojnë në Danimarkë.

Sipas të dhënave të studimit, humbja e të ardhurave në dy vitet pas ardhjes së fëmijës së parë është më e ulët, në mesin e atyre që kanë lindur pas moshës 31 vjeç, sesa atyre që kanë lindur më parë.

Dhe në planin afatgjatë, ata që kanë lindur midis moshës 31 dhe 34 vjeç, fitojnë edhe më shumë se ato që nuk kanë patur fëmijë.

Shpjegimi.

Sipas autorëve të studimit, nënat mbi 30 vjeç janë mjaft të kualifikuara sepse kanë pasur kohë të investojnë në karrierën e tyre.

Prandaj, është më e vështirë që ato të zëvendësohen, dhe punëdhënësit janë të prirur të bëjnë sakrifica për të mos i lejuar të braktisin zyrën.

Për më tepër, duke pasur një pagë të mirë, ato janë të gatshme të kërkojnë ndihmë nga një baby sitter, për të mbrojtur detyrën e tyre profesionale.

Sidoqoftë, është më mirë të mos prisni shumë gjatë.

Para së gjithash sepse sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë rriten rreziqet për shëndetin e fëmijës.

Por jo vetëm kaq: të presësh shumë gjatë nuk është e përshtatshme, as nga një këndvështrim ekonomik.

Studimi zbuloi se ata që kishin fëmijën e tyre të parë midis moshës 31 dhe 34 vjeç, kanë sot një fitim prej 13% më të lartë se gratë pa fëmijë.

Ata që e kanë lindur mes moshës 34 dhe 37 vjeç kanë vetëm një fitim 2% më të madh. / meb.al