Kur ktheheni nga qyteti apo puna në shtëpi: Për të mos bartur virusin, qe se çfarë duhet të bëni më parë

Në kohën e koronavirusit, të gjithë na thonë se higjiena është e vetmja gjë që mund të na mbrojë nga ky rrezik i cili po merr gjithnjë e më shumë hov.

Nëse keni qenë jashtë shtëpisë: në qytet, në shitore, në barnatore, në punë apo në transportin publik, ju këshillojmë që të veproni kështu:

Në vendet publike patjetër bartni doreza kirurgjikale dhe maskë.

Në mungesë të tyre, bartni doreza dimri dhe shami mbi hundë dhe gojë.

Shmangni kontaktet (përshëndetjen me dorë, përqafimin) dhe mbështetjen në çfarëdo sipërfaqe qoftë.

Shmangi uljen në transportin publik.

Kur të hyni në shtëpi:

▪ Zbathuni para derës;

▪ Hiqni dorezat, nëse i keni bartur (dorezat për një përdorim, hidhni në shportë bërlloku, ndërkaq dorezat e dimrit duhet patjetër të lahen në makinë për larje të rrobave në temperaturë prej 60 gradësh Celsius).

▪ Hiqeni maskën.

Shamia lahet në makinë,

▪ Hiqni nga vetja rrobat dhe të gjitha, pos xhaketës, futni në makinë për larje të rrobave.

▪ Lani me themel duart, lani faqet.

▪ Përdorni shami letre apo peshqirin i cili është vetëm juaji, por të cilin do ta ndërroni çdo ditë.

▪ Këpucët spërkatni me asepsol dhe lini para derës (mundeni në një koritë të cekët të qitni ujë të vakët dhe mjete dezinfektimi, dhe në atë tretje t’i lani çizmet, atletet, këpucët).

▪ Dezinfektoni dyert.

Dorezat e dyerve, bravat, dritat, zilet etj.

▪ Pas gjithë kësaj, sërish lani duart me sapun dhe ujë.

Dhe vetëm kur t’i bëni të gjitha këto veprime, mund të përshëndeteni me familjarët.