“Kur të gjithë më kthyen shpinën ti…”/ Melinda Ademi bën urimin e veçantë për menaxherin e saj 

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka surprizuar se fundmi menaxherin e saj me një dhuratë tepër luksoze për ditëlindjen e tij.

Reperja e uroi Granit Muhaxherin në rrjetet sociale teksa ka postuar dhe një video ku shihet menaxheri i artistes duke qëndruar ulur në motorin e madh me tre rrota që Melinda i dhuroi.

Por ajo çka mori më shumë vëmendje nishte urimi i veçantë që këngëtarja kishte bërë për të.

“Urime Granit Muhaxheri. Ti e meriton këtë dhuratë edhe më shumë. Falemnderit për të gjithë punën e madhe dhe që besove në mua. Kur të gjithë më kanë kthyer shpinën, ti ke luftuar për mua dhe më ke përkrahur. Je më i miri”– shkroi ajo krahas videos./panorama