Kur Tuna dhe Nora ishin shoqe e dukeshin si motra

Janë dy personazhe mjaft të përfolura në shoubiz.

Që të dyja janë këngëtare me karrierë të gjatë muzikore, madje shumë të favorizuara nga publiku.

Por dikur, Tunën dhe Norën nuk i lidhte vetëm skena muzikore.

Dy bukuroshet njëra nga Kosova e tjetra nga Maqedonia, ishin edhe shoqe shumë të afërta, ose thënë më mirë mike.

Ato shiheshin mjaft shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës, edhe pushimet i kalonin bashkë.

Aq të afërta ishin sa nuk të linin përshtypjen se janë thjesht vetëm kolege.

Por, a e kishin menduar atë kohë se një ditë dy ‘mikeshat’ do i rastis fati të bëhen edhe kunata.

Nora e martuar me Robertin e Tuna me Patrisin me dy vëllezërit e shumpërfolur në publik, ku problemet e tyre familjare u mediatizuan shumë kohëve të fundit.

E dalëngadalë, edhe shoqëria e Nores e Tunës filloi të zbehej, ato thuhet se nuk flasin, madje nuk e ndjekin njëra-tjetrën as në rrjetet sociale.

E gjitha ajo shoqëri e fortë, përfundoi me tu bërë kunata./Kosovarja/