Kurti: Agim Veliu bëri tradhti të dyfishtë, ndaj Qeverisë dhe Policisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për media ka folur për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.

Kuti ka thënë se të thuash pa kurrfarë evidence pa kurrfarë raporti se numri i të infektuarve me coronavirus po shtohet nga ora në orë është e papërgjegjshme, shkruan Telegrafi.

“ I pyetur nga gazetari se a jeni pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ish-ministri tha po sigurisht, kjo është e palejueshme dhe unë nuk kisha zgjidhje tjetër përpos ta liroj nga detyra ish-ministrin Veliu.

E kam njoftuar kryetarin e LDK-së dhe kam kërkuar një emër tjetër”, ka thënë Kurti.

Kurti shtoi se Veliu ka bërë tradhti të dyfishtë, së pari ndaj Qeverisë dhe së dyti ndaj Policisë së Kosovës,.

“Të jesh ministër i punëve të brendshme dhe të kërkosh kokë në vete shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme do të thotë ta nënçmosh Policinë e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kurti tutje shtoi se tash kemi qeveri të re.

“Tash e kemi qeverinë e re, dhe nuk mund të kemi ministra që i sinkronizojnë e harmonizojnë qëndrimet jashtë me dikë jashtë qeverisë së re me dikë nga regjimi i vjetër”, ka thënë Kurti.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/1092285464477729/?v=1092285464477729