Kurti: Asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur, pushimi i lehonisë për prindërit do të jetë 12 muaj

Lëvizja Vetëvendosje arriti të dalë fituese nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kësisoj VV deri më tani nga votat e rregullta arriti të marrë mbi 47%.

Pas kësaj, Albin Kurti ka filluar të flasë edhe për udhëheqjen e tij në të ardhmen.

Kurti ndër të tjerash ka deklaruar se asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur dhe nuk do të mbetet mbrapa.

“Neni 50 i Kushtetutës garanton mbrojtjen, kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë.

Pushimi i lehonisë për prindërit do të jetë 12 muaj, kurse nënat e papunësuara do të përfitojnë 250€ në gjashtë muajt e parë të lehonisë.

Asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur dhe nuk do të mbetet mbrapa.

Familjet që kanë të ardhura të ulta do të përfitojnë për çdo fëmijë, varësisht nga të ardhurat vjetore që familja ka.

Nga 50€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 7000€.

Nga 100€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 6000€.

Nga 150€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 5000€”, u deklarua ai.

Ndryshe u theksua se të gjitha familjet do të përfitojnë shtesa mujore për fëmijët me nga 20 euro për çdo fëmijë.

“Të gjitha familjet do të përfitojnë shtesa mujore për fëmijë: 20€ për çdo fëmijë nën 2 vjeç, dhe 10€ për fëmijët mes moshës 2 deri 16.

Do të hapen 160 çerdhe të reja në gjithë territorin e vendit, dhe do të ofrohen shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë”, tha ai./Kosovarja/