Kurti: Avdullah Hoti është destruktiv, s’është as ndër 10 më të votuarit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media në të cilën i pranishëm ishte edhe këshilltari i tij, Shkëlzen Gashi, që ishte ftuar të intervistohej për kanosje nga Policia e Kosovës.

Kurti para mediave ka folur për zhvillimet e fundit politike, konkretisht për përpjekjet për krijimin e qeverisë së re.

Ai ka thënë se ai nuk e ka arsyetimin e presidentit se pse po ia jep mandatin partisë së dytë.

“Së pari, për një çështje në të cilën jam përgjigjur s’mund të them dicka të re.

Unë s’e kam tekstin me nënshkrim e presidentit për partinë e dytë.

Duhet ta shohim letrën dhe mbi cfarë baze ligjore është bërë një ofertë për partinë e dytë.

Po se bëhet fjalë për shkelje, nuk ka dyshim.

Letra e parë e presidentit ishte më 2 prill, në pasditen e 22 prillit ai konstatoi se ne po refuzojmë.

Ku shkruan në Kushtetutë se subjekti i parë duhet të pritet 20 ditë?”, tha Kurti.

Sipas tij, presidenti me këtë rast ka bërë shkelje të Kushtetutës, dhe se ka shumë kohë sipas tij deri tek krijimi i qeverisë së re.

“Presidenti duhet ta respektojë Kushtetutën.

Prandaj kjo ishte shkelje, njëra ndër të shumtat.

Ka shumë punë që të mbërrijmë deri tek një qeveri e re, dhe s’ka nevojë të diskutojmë tash nëse ndodhë ajo që nuk dihet se a do të ndodh”, tha Kurti.

Kurti ka folur edhe për kandidimin e Hotit për të parin e qeverisë, teksa ia numëroi votat e tha se nuk është as ndër 10 njerëzit më të votuar në Kosovë.

“Për ish-zëvendësin tim që u shkarkua më 25 mars, mund të them se ka qenë destruktiv, dhe thua se kishte një kovë me rërë, që qeverisë më të mirë të pasluftës t’ua hedh.

Nuk është as ndër 10 më të votuarit.

Këtu bëhet fjalë për dëshirën e presidentit”, tha Kurti.

https://www.facebook.com/lajminet/videos/870409890125862/