Web Analytics
BallinaLAJMEKurti: Çmimet janë rritur për të gjithë, jo vetëm për arsimtarët dhe...

Kurti: Çmimet janë rritur për të gjithë, jo vetëm për arsimtarët dhe mësuesit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pakoja për përballje me inflacionin është edhe si rezultat i trysnisë së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura me greva.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka deklaruar se nuk mund t’i trajtojë grevat në arsim si problem specifik.

Kjo pasi siç ka thënë kreu i ekzekutivit, çmimet janë rritur për të gjithë dhe jo vetëm për arsimtarët e mësuesit.

“Në markete nuk shkruan se këto produkte janë më shtrenjtë vetëm për mësimdhënësit. Nëse do të ndodhte kështu, atëherë do të ishte problem specifik”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se Vetëvendosje ka garuar në zgjedhjet e fundit me platformën për punësim dhe drejtësi, por s’ka pasur synim për rritje pagash. Megjithatë, ka thënë se një e tillë do të ndodhë me Ligjin për Paga. /Telegrafi/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit