Kurti deputetes së LDK’së: Pse nuk e shkarkova një ministër tjetër të LDK’së?

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur deputetes së LDK’së, Valentina Bunjakut, e cila e pyeti pse e shkarkpi Agim Veliun dhe pse nuk i mori kompetencat për të udhëhequr me vendin, edhe në dialogun me Serbinë.

Kurti pyet deputeten e LDK’së se pse nuk e shkarkoi ndonjë ministër tjetër, por pikërisht Veliun, nëse shkarimin e tij ka qenë i qëllimshëm dhe për ta goditur LDK’në.

Kurti i ka thënë Bunjakut se për dialogun, bëhej fjalë për marrëveshje të gatshme mes Presidentëve Hashim Thaci e Aleksandër Vuciq.

Në njërën anë dialogu s’ka filluar, në anën tjetër thonë hajde se marrëveshja është gati, e bërë mes dy presidentëve. Ky është shantazh i dyfishtë, unë s’e pranojë”, ka thënë Kurti.

“Unë nuk e kam për pushtet.

Po ta kisha, me një fjali timen, do të mbyllej kjo seancë.

Cështja është me heqë dorë prej reciprocitetetit, e unë nuk heq dorë.

Zonja Bunjaku, këtu është shkelur më së pari marrëveshja”, ka thënë Kurti.