“Kurti do të jetë në pushtet mbi 10 vjet”

Albin Kurti ka qenë në pushtet për vetëm 50 ditë, por pas fitores së 14 shkurtit pushtetin do ta mbajë së paku edhe 10 vjetët e ardhshme, mendon Agim Bahtiri, kryetari i Komunës së Mitrovicë së Jugut dhe bashkëpunëtori politik i Kurtit.

Për Bahtirin parashikimi për Kurtin nuk është në nivel pro.gnoze individuale, por një vrojtim i përgjithshëm.

“Të gjithë e kanë kuptuar”, thotë Bahtiri për Albanian Post.

“Albin Kurti do të jetë në pushtet mbi 10 vite”, shprehet ai.

Bahtiri e ka bindje po ashtu se jetëgjatësia mbidekadshe në pushtet e Kurtit, do t’i shkojë në favor qytetit që ai e udhëheqë.

Pas fitores së Vetëvendosjes, Bahtiri ka siguri se do jetë ndryshe./Albanianpost/