Kurti: Do t’ia kërkojmë borxhin Serbisë në çdo takim me ndërkombëtarët

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është zotuar se nëse vjen në pushtet, “do ta nxjerrë Kosovën nga pazaret me Serbinë” si dhe do t’ia kërkojë borxhin Serbisë në çdo takim me ndërkombëtarët.

“Ne jemi të vendosur që ta nxjerrim Kosovën edhe nga korrupsioni i pushteteve të paslu.ftës, por edhe nga pazaret me Serbinë, e cila i ka shumë borxh popullit të Kosovës edhe gjatë oku.pimit, edhe gjatë lu.ftës.

Serbia ka kryer kr.ime të lu.ftës, kundër njerëzimit , andaj ne do të përfaqësojmë me dinjitet Kosovën dhe në çdo takim ndërkombëtar apo të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët do t’ia kërkojmë borxhin Serbisë”, ka thënë Kurti./Express