Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet në orën 15:00 me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Një gjë të tillë e kanë konfirmuar burime të Gazetës Express brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Takimi do të mbahet në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ky do të jetë takimi i parë mes dy liderëve pas zhvillimeve të 26 dhjetorit prej ku Glauk Konjufca u zgjodh në krye të Kuvendi të Republikës së Kosovës.
Kurti përmes një videomesazhi dje ka treguar se ka provuar ta kontaktojë Isa Mustafën megjithatë ky i fundit nuk është përgjigjur.
Aktualisht në selinë e VV-së është duke u mbajtur një takim i kryesisë së partisë së Kurtit.
Dje ndërkohë pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, nga partia e Isa Mustafës kanë shprehur gatishmëri për rikthim në negociata me VV-në.