Kurti emëron Furtuna Sheremeti-n, Këshilltare të Jashtme Politike për Çështje Juridike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot Furtuna Sheremetin si Këshilltare të Jashtme Politike për Çështje Juridike.

“Sheremeti është e lindur dhe e rritur në Prishtinë, ku edhe ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës.

Ajo ka kryer studimet Master në Kriminologji e Shkenca Penale në Universitetin e Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftimin për media.

Aktualisht është në vitin e fundit të studimeve të doktoratës në Universitetin e Leuven-it në Belgjikë, ku po hulumton temën e adresimit dhe matjes së dëmit të shkaktuar nga krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. /Indeksonline/