Kurti falënderon Turqinë për ndihmën e dhënë për koronavirus

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar.

“Në një takim miqësor, Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadorin Sakar për situatën me menaxhimin e pandemisë së Covid 19 dhe njëherësh e falënderoi për ndihmat që Republika e Turqisë ia ka dhuruar vendit tonë.

Ai po ashtu e njoftoi ambasadorin edhe me ndërrimin e bordeve dhe menaxhmenteve në ndërmarrjet publike, me çka do të parandalohet dëmtimi i mëtutjshëm i ndërmarrjeve më strategjike në Kosovë”- njofton komunikata e qeverisë së Kosovës përcjell Klan Kosova.

Ndërkaq ambasadori turk uroi Kryeministrin Kurti për punën e mire, sidomos në menaxhimin e situatës me COVID-19.

Të dy palët u pajtuan për marrëdhënie të mira në mes të dy vendeve dhe partneritet strategjik të përbashkët në investime ekonomike.