Kurti: Gënjeshtër heqja e trupave amerikane nga Kosova, ma konfirmoi gjenerali KFOR-it

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit, tregoi se çfarë bisedoi dje me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Michele Risi.

Ky i fundit, sipas Kurtit, i konfirmoi se nuk do të ketë heqje të trupave amerikane nga Republika e Kosovës.

“Nuk ka tërheqje të trupave.

Kjo është një gogol, fantazmë.

Dje në takimin me gjeneralin e KFOR-it na u tha”, u shpreh ai.

Ndryshe, në takim ishte edhe ministri nga LDK-ja, Anton Quni.