Kurti godet Edi Ramën, u del në krah mbrojtësve të teatrit

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka goditur homologun e tij në Tiranë, Edi Ramën, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kurti iu ka dalë në mbrojtje përkrahësve të teatrit

Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka shkruar se i mbështet artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbreojtën Teatrein Kombëtar.

“I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar.

Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca.

Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë”, ka shkruar Kurti.

Kurti kka përmendur edhe artefaktet e Kosovës që janë vjedhur nga serbët.

“Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë.

Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200 artefakte kulturore të Kosovës.

Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional”, ka shkruar Kurti.

Kurti thotë se “arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet.

Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli”.

Kurti ka thënë se shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë lidhet me interesa personale të disave.

“Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave”, ka shkruar ai.

Teatri Kombëtar i Tiranës u rrënua në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Rrënimi i Teatrit Kombëtar të Tiranës ka filluar në orët e para të mëngjesit të asotëm.

Qytetarët atje kanë protestuar për rrënimin e teatrit.

Ndërkohë forca të shtuara të policisë janë parë sot në Tiranë në hapësirën ku ishte Teatri./Express/

Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200…

Gepostet von Albin Kurti am Sonntag, 17. Mai 2020