Kurti i hakmerret Kelmendit, ia shkarkon vajzën nga detyra

Dy ditë më parë, publicisti dhe artisti i njohur kosovar Migjen Kelmendi, publikoi një shënim ku kritikonte liderin e “Vetëvendosjes” Albin Kurti.

Fill pas këtij shkrimi, nën firmën e ministrit të Jashtëm në detyrë Glauk Kunjofca, është marrë vendimi për shkarkimin e vajzës së publicistit Tefta Klemendi Merran, e cila ka shërbyer si këshilltare në ambasadën e Kosovës në Paris.

“Krau i djathtë” i Albin Kurtit, e ka marrë këtë vendim menjëherë pasi u bë publik shkrimi, duke mos paraqitur asnjë motiv që të justifikojë këtë largim.

Më poshtë po pasqyrojmë vendimin e plotë:

Gazeta “TemA”, po risjell më poshtë edhe shkrimin e plotë të Migjen Kelmendit i cili mesaduket nuk është pritur mirë nga “Vetëvendosje”.

Albin Kurti edhe Kushtetutën e auto-poetizon

Nga Migjen Kelmendi

Kur realiteti politik te shfaqet me krejt vertetesine dhe vrazhdesine e vet, ka dy menyra me u perballe me te: me e kuptue, me e lexue dhe dekodue sakte, per me mujt me veprue pro ose contra tij; ose, me e vesh realitetin qe s’po te pelqen me nji te vertete poetike, auto-poetike ne rastin e Kurtit, per me mujt me veprue e me u perballe ma lehte me te.

Mirepo, nese ke ambicie si Albin Kurti, me ndryshue kete realitet, atehere menyra e dyte deshmohet fatale.

Auto-poetika te çon ne perfundime te pasakta, ne gabime, si na meson shembulli i Albin Kurtit, te ban te paafte me e udheheq dhe me ndryshue ate realitet.

NUK MUNDESH, si kishte me thane Kurti, me konstruktue nji premise mbi spjegime auto-poetike, e me prite se kjo ka me te çue te perfundimet logjike, mbi te cilat si politikan duhesh me marr qendrime, se mandej S’MUNDESH.

Lideri auto-poetik nderton nji te drejte dhe te vertete qe i bjen atij taman, e ka ma te kollajt ai personalisht, edhe me ja spjegue vetes e mandej edhe me ja interpretue tjereve.

Kurti e auto-poetizoi fitoren e VV, e auto-interpretoi mbi premisa te gabueme, dhe si pasoje qendroi vetem 50 dite ne pushtet, tue perfundue ne pjesen e gabueme te historise.

Si gjithmone.

Kurti edhe Kushtetuen e auto-poetizon, ja adapton vetes dhe e interpreton simbas vetes, deri ketu arrine lideri auto-poetik.

Ne demokraci ndryshimet bahen dhe vijne ngadal, me shume mund, me shume kompromise e durim, por nji dite vijne.

Kompromisi asht nisma dhe fundi i çdo veprimi politik.

E keqja asht se kompromisi nuk asht kompatibil me nji lider auto-poetik dhe te verteten e tij.

Ai as e ndjene, as mundet me e ba.

Shembet poetika.

Ka edhe nji menyre tjeter: me e kalle Reichstagun vet, e me akuzue tjetrin!

Ftesat ja nisen me ardhe prej Tirane!