Kurti: Kosova ka filluar të normalizohet falë masave të 15 prillit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë, Institutitin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, forcat policore, dhe të gjithë mjekët, infermierët, dhe vullnetarët për kontributin e dhënë në parandalimin e përhapjes Covid-19.

Sipas tij, gjendja epidemiologjike në Kosovë ka filluar të normalizohet, sidomos për shkak të vënies së masave më të fundit parandaluese të 15 prillit, njofton Klan Kosova.

“Edhe pse më shumë teste janë duke u administruar javët e fundit, gjithnjë e më pak qytetarë po rezultojnë të infektuar me virusin Corona.

Kemi më pak raste të infektimeve, më shumë raste të shëruara, dhe si rezultat, numri i rasteve aktive ka marrë rrugë të dëshiruar”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij:

Sot janë bërë 50 ditë nga rasti i parë i virusit Corona në Kosovë.

Duke ju falënderuar Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, forcave policore, dhe të gjithë mjekëve, infermierëve, dhe vullnetarëve, gjendja epidemiologjike në Kosovë ka filluar të normalizohet, sidomos për shkak të vënies së masave më të fundit parandaluese të 15 prillit.

Edhe pse më shumë teste janë duke u administruar javët e fundit, gjithnjë e më pak qytetarë po rezultojnë të infektuar me virusin Corona.

Kemi më pak raste të infektimeve, më shumë raste të shërimeve, dhe si rezultat, numri i rasteve aktive ka marrë kahje të dëshiruar.

Si gjithnjë, vazhdojmë me kujdes dhe pa panik.

Rreziku nuk ka kaluar ende.

Por falë bashkëpunimit të të gjithëve, jemi në gjendje që të nisim lehtësimin gradual të masave në fuqi.

Ju lumtë!

Sot janë bërë 50 ditë nga rasti i parë i virusit Corona në Kosovë.Duke ju falenderuar Ministrisë së Shëndetësisë,…

Gepostet von Albin Kurti am Samstag, 2. Mai 2020