Kurti: Kosovës i duhet një Qeveri që punon për shtrirjen e rendit dhe drejtësisë në tërë vendin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se edhe pas nëntë vjetëve ende nuk është vendosur drejtësia për policin Enver Zymberi.

Ish-kryeministri i vendit ka thënë se Kosova ka nevojë për një Qeveri që shtrinë rendin e drejtësisë në gjithë vendin, e që sjell drejtësi edhe për Enver Zymberin.

“Enver Zymberi, i paharrueshëm për ne, është shembulli më domethënës i policëve tanë.

Ata janë të të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj.

Me ndjenjën e lartë të detyrës e të patriotizmit, heroi Enver Zymberi bashkë me shumë policë të tjerë morën pjesë në një aksion që synonte vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Republikës së Kosovës.

Aty ai u v, ra në rrethana ende të pasqaruara nga organizatat kr, imi, nale që mbajnë peng qytetarët në atë pjesë të vendit tonë.

Por ai aksion u ndërpre me urdhër të kryeministrit të atëhershëm (tani president në fund të mandatit të tij).

Rendi e ligji nuk u vendosën atje, përkundrazi, me pas pushtetarët asokohe vendosën të negociojnë dhe të integrojnë në institucione pikërisht strukturat përgjegjëse për vr, as, jen e Enver Zymberit.

Gjatë këtyre 9 viteve përpjekjet për drejtësi kanë qenë të pamjaftueshme, për të mos thënë që kanë munguar tërësisht.

Por Kosova ka nevojë për një qeveri që punon për ta shtrirë rendin e drejtësinë në gjithë vendin, që sjell drejtësi edhe për Enver Zymberin.

Atë drejtësi ia kemi borxh Kosovës, Republikës sonë dhe policëve të saj”, ka shkruar Kurti në Facebook.