Kurti mesazh mediave: Raportoni drejt, mos përhapni panik për koronavirusin

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka apeluar gjitha mediet kosovare që të tregohen të kujdesshme në raportimin rreth koronavirusit.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ai ka thënë se informacionet e publikuara nga mediet të jenë korrekte.

“Të ketë komunikim me mediet publike dhe privat duke kontribuar në informim të drejtë e të plot për qytetarët për masat që duhet ndërmarr duke mos shtuar panik”, ka thënë ai.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme është votuar Komisioni i Posaçëm për parandalimin e infeksionit me koronavirusin COVID-19.

Kurti theksoi se komisioni do të ketë obligim që të shpërndajë materialet e domosdoshme nëpër qendrat mjekësore në të gjitha komunat, te policia, doganierët, e te të gjitha shërbimet tjera emergjente.