Kurti në festë me muzikë Hip Hop, dalin pamjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk kishte mundësi që sot të shihte ndeshjen e Kosovës kundër Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve për shkak se duhet të ishte i pranishëm në një ndejë të VV-së.

VV shënoi sot përvjetorin e themelimit dhe për nder të kësaj dite u thirrën aktivistë e anëtarë që të jenë të pranishëm, aty pati muzikë që është më shumë e pranishme në ndeja të klubeve të natës.

Gazeta Express ka siguruar foto të “zbarkimit” të Kurtit në këtë ndejë.

Ndryshe, në ndeshjen e kaluar të Kosovës kundër Irlandës së Veriut, Kurti ishte i pranishëm në stadium ku u pa i entuziazmuar dhe pas ndeshjes dha edhe intervista në cilësinë e një analisti sportivi.

Shiko videon: