Kurti: Nga sonte nuk do t’ua jap dorën ministrave e zëvendëskryeministrave

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e fundit ka miratuar masat e propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për mbrojtje nga koronavirusi.

Një prej masave kryesore është ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri 27 mars 2020.

Me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna (kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësor dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë).

Ndërkaq, pas vendimit lidhur me koronavirusin, kryeministri Albin Kurti njoftoi se nga ky moment nuk do t’ua japë dorën asnjërit ministër as zëvendëskryeministër.

Që prej sot, unë ministrave dhe zëvendëskryeministrave nuk ia jap më dorën.

Nuk shtrëngojmë më duar, e kjo s’do të thotë asgjë për raportet midis neve.

Pra ka të bëjë me koronavirusin’’, ka thënë Kurti.