Kurti paralajmëron seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të shtunën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar shkurt pas takimit me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-i dhe atë të Bashkimit Evropian, duke paralajmëruar për të shtunën një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Kurti nuk dha asnjë informatë rreth takimit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

“Në takim ishim të pranishëm presidentja Osmani, kryeparlamentari Konjufca, unë, si kryeministër si dhe dy zëvendëskryeministrat Bislimi dhe Gërvalla.

Pas këtij takimi Presidenca, Qeveria dhe Kryeparlamentari do të dalim me një deklaratë të përbashkët për shtyp dhe pas kësaj do të mund t’ju përgjigjem pyetjeve tuaja.

Po shkoj në kryeministri për të përgatitur thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës për nesër në ora 14:00”, tha Kurti para gazetarëve. /Telegrafi/