Web Analytics
BallinaLAJMEKurti pas vizitës në Estoni: Kryeministrja ofroi mbështetje për liberalizimin e vizave

Kurti pas vizitës në Estoni: Kryeministrja ofroi mbështetje për liberalizimin e vizave

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij zyrtare që ka zhvilluar në Estoni.

Kurti ka bërë të ditur se vizitën në këtë shtet e ka nisur me takimin me kryeministren Kaja Kallas.

Ai ka bërë të ditur se kryeminitrja e Estonisë ka ofruar mbështetjen e plotë në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe procesin e liberalizimit të vizave.

“Vizitën zyrtare në Estoni, e fillova me takimin me Kryeministren e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas.Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Estonia i jep Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Kryeministrja Kallas ofroi mbështetjen e plotë për Kosovën në rrugën tonë euroatlantike dhe në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë” shkruan Kurti.

Tutje kryeministri Kurti ka folur njoftuar edhe mbi takimet e tjera që ka zhvilluar atje.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit