Kurti reagon për herë të parë për rastin e ambasadorit Berishaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar shkurt në lidhje me raportimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Derisa është pyetur për raportimin e skandalit në Slloveni, ku pretendohet se ambasadori ka qenë i përfshirë, Kurti thekson se Berishaj do ta padisë për shpifje mediumin slloven.

Për ambasadorin e Kosovës në Kroaci është raportuar se ka transportuar 600 mijë euro para të gatshme nga kompania e tij në Mal të Zi te politikane slloven, Robert Golob.

“Zëdhënësi ynë i qeverisë e ka dhënë qëndrimin, e po ashtu ambasadori Berishaj me të cilën tregon që ato janë të pavërteta dhe se do ta padis mediumin, i cili ka shpifur asisoj”, deklaroi Kurti për KP.

Kurti nuk është përgjigjur nëse duhet të shkarkohet Berishaj, deri në momentin që vërtetohet pafajësia e tij./Indeksonline/