Kurti: Shkarkimi im po bëhet për shkak të marrëveshjes së shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën plenare për mocionin mosbesues ndaj Qeverisë së tij, ka thënë se shkarkimi i tij u bë për shkak të një marrëveshjes së shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Ai tha se me të si Kryeministër nuk do ta lejonte këtë asesi.

“Të nderuar deputet, muna nuk më dhimbset kjo qeeveri e aq më pak vetja, por qytetarët popullit se qfar poi u

Synon ta lej qeverinë të cilën e ka votuar.

Po e lënë një Qeveri reformatore që e lufton korrupsionin, e rrit papunësinë dhe e leni pa Qeveri mu në mesë të pandemisë covid-19, pa një menaxhim që ne e bëm shëmbull.

Poplli e di që e din se nuk e kam mbështetjen e juaj të PAN-it, por e din edhe që nga LDK-ja se kam mbështetjen, por ju e dini se un e kamë atë të qytetarëve.

Për bindjen time të fuqishme, motorri i këtij mocioni nuk ka të bëj më shkarkimin e Veliut e as taksën.

Por ka të bëj për një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh më Serbinë.

Pazari presidencial ku udhëheq unë nuk bëhet!

Nuk ka marrëveshje as në shtëpi të bardhë as të kuqe e as të gjelbërt me mua në Qeveri.

Rrëzimi im u bë që të bëhet pazari i gatshëm i marrëveshjes dhe të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Këto pazare presidenciale të dëmshme e të rrezikshme nuk mund mua të më kenë si bashkëpunëtor.

Edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk kishte të bënte fare me koronavirusin”, ka thënë ai./IndeksOnline/