Kurti: Siç kemi Qeveri të re, duhet të kemi edhe President të ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti, Hashim Thaçi, asnjëherë nuk i ka ndalur negociatat sekrete me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe se për këtë është i bindur që ekziston një marrëveshje sekrete mes dy presidentëve.

Në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka theksuar se ashtu siç është Qeveria e re, duhet të ketë edhe një president të ri, përcjell Telegrafi.

“Siç kemi Qeveri të re, mbase duhet të kemi edhe president të ri.

Unë nuk jam anti-amerikan, unë jam kundër anti-amerikanëve.

Por më duhet ta them një gjë, presidenti është anti-evropian.

Pikërisht në kohën kur presidenti aktual deklarohet hapur si anti-evropian, disa më akuzojnë mua padrejtësisht si antiamerikan.

Ai vetë tha jam anti-evropian.

Unë jam edhe pro amerikan edhe pro evropian.

Unë besoj në lidhjen Trans Atlantike.

Ai u deklarua si anti-evropian dhe filluan sulmet e akuzat, shpifjet për mua si anti-amerikan.

Unë i dua edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimin Evropian, na duhen të dyja.

Pa ShBA nuk ka NATO, pa NATO nuk ka siguri as në Evropë se lëre më në Ballkanin tonë”, ka deklaruar Kurti.