Kurti takohet me ambasadorin çek, zgjerimi i Ballkanit Perëndimor temë kyçe mes tyre

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Çekisë, Pavel Bilek.

Siç njofton kumtesa për media nga ZKM, Bileku i uroi suksese Kurtit me qeverisje të re, e siç thuhet në kumtesë, “të mirë”.

“Gjatë takimit u diskutuan shumë tema, por më e rëndësishmja është zgjerimi i Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit u diskutuan shumë forma e mundësi të arritjes së këtij qëllimi, por më e rëndësishme ishte ajo që të bëhen përpjekje që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin shembullin e 8 shteteve (Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia, dhe Sllovenia) ku të gjitha, së bashku, me 1 maj të 2004 u bënë anëtare të Bashkimit Evropian.

Ku për këtë shtetet e Vishigradit mund ta japin ndihmën e tyre më të madhe e më serioze”, thuhet në kumtesë.