Web Analytics
BallinaKurti takon Bordin e përkohshëm të “Infrakos”, ja çka diskutuan

Kurti takon Bordin e përkohshëm të “Infrakos”, ja çka diskutuan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A., të emëruar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë.

Në takimin me kryesuesin Dukagjin Kastrati dhe anëtarët Besarta Zuka, Shpend Gjugja dhe Genc Hundozi, u bisedua për tejkalimin e morisë së problemeve me të cilat ballafaqohet kjo ndërmarrje si dhe ngecjeve në realizimin e objektivave afariste.

U diskutua mbi prioritetet kryesore, u theksua roli i rëndësishëm që ka bordi si dhe domosdoshmëria e rritjes së efikasitetit.

Kryeministri ritheksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bordin e sapo emëruar në punën e tij për zhvillimin e ndërmarrjes.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit