Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot pasdite kishte biseduar me zonjën Ferdonije Qerkezi nga Gjakova, në ditën që u mbushën 21 vjet prej kur forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen katër djemtë dhe burrin: Artanin, Edmondin, Armendin, Ardianin dhe Halimin.
“Eshtrat e Artanit e Edmondit janë kthyer në vitin 2005.
Asgjë nuk dihet sot e kësaj dite për fatin e tre të tjerëve.
Të pagjeturit janë plagë që kullon ankth.
Dhembjet e vuajtjet e nënës Ferdonije sigurisht që ne s’arrijmë t’i marrim me mend”.
“Ky është një krim i vazhdueshëm pasi që është drejtësi e munguar.
Të pagjeturit duhet të jenë çështja e parë në dialogun e ardhshëm Kosovë – Serbi”, ka shkruar Kurti në Facebook.