Kurti tha se e shkarkoi Veliun për një deklaratë, Kusari-Lila thotë se u shkarkua për shumë arsye

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Agim Veliu është shkarkuar nga pozita e tij si ministri i Punëve të Brendshme për shumë arsye.

Kusari-Lila deklaroi se kryeministri, Albin Kurti do t’i shpjegojë të gjitha arsyet.

“Është një mori rrethanash që kanë ndikuar në vendimin e Albin Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut.

Kurti do t’i shpjegojë arsyet, ka të bëjë me mospërfshirjen e policisë në situatën aktuale, mos angazhimin e tij në Këshillin e Sigurimit.

Kurti ka informuar Isa Mustafën për shkarkimin e Veliut dhe ai e ka konfirmuar atë”, tha Kusari-Lila në t7.

Më tej ajo deklaroi se shkarkimi i Veliut lidhet me atë se kush duhet të jetë përgjegjës t’i menaxhojë situatat, presidenti apo kryeministri.