Kurti urohet nga Erdogan: Turqia do ta mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Në letrën e presidentit turk shkruan:

“Besoj që bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të thellohet dhe se Turqia do ta mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat “.

Letra e plotë e Recep Tayyip Erdogan:

I nderuar Kryeministër,

Në emrin tim personal dhe në emër të popullit tim shprehi urimet e mia më të thella me rastin e krijimit të Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019 në Kosovë.

Kam besim të plotë se me përvojën dhe përpjekjet tuaja të vlefshme në periudhën e ardhshme do të zhvillojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona.

Turqia, do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat.

Duke shfrytëzuar këtë rast, përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës.