Kurti: Ushqimet bazë nuk do të mungojnë, miell e grurë kemi sa të duash

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në konferencën e sontme për media, ka folur për shumë çështje, shkruan “InfoKosova”.

Në një pyetje që kryeministrit iu bë në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhemi tani, se a ka mjaftueshëm miell dhe si qëndron puna me ushqime kur thuhet se vetëm edhe 20 ditë mund të furnizohemi, Kurti u përgjigj duke thën se në Kosovë ka mjaftueshëm miell dhe grurë.

Madje ai tha se kjo gjendje nuk është për t’u shqetësuar ngase ka sa të duash ushqime bazike për qytetarët.

Vlen të cekim se këto ditë çmimet e ushqimeve e posaqërisht ai i miellit është ngritur dukshëm, por kjo gjë nuk dihet a i ka rënë në sy qeverisë Kurti e cila po hesht karrshi këtyre problemeve me të cilat po ballafaqohen qytetarët çdo ditë./InfoKosova/