Kusari Lila: Vdekja e gruas shtatzënë, të na shërbej si alarm për pasojat e infeksionit

Deputetja Mimoza Kusari Lila, njëherit ish kryetarja e Gjakovës, i ka shprehur ngushëllimet e saja familjes së gruas shta.tzënë nga Gjakova e cila ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit me Covid-19.

Kusari Lila ka thënë se vde.kja e saj dhe foshnjës që mbante ajo duhet të ngritë ala.rmin për pasojat e infeksionit.

“Ky alar.m duhet të na shtyjë për respektim strikë të masave parandaluese dhe marrje me seriozitet të gjitha sugjerimeve për mbrojtje dhe izo.lim në këtë kohë pandemie”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më poshtë e gjeni të plotë postimin e saj:

Mëngjesi na erdhi me lajmin e trishtë për humbjen e jetës së gruas shtat.ëzënë nga Gjakova si pasojë e infeksionit me #Covid19.

Ngushëllime familjes dhe gjithë të njohurve të saj.

Vde.kja e dyfishtë e Nënës dhe bebes së saj të palindur, shton pikëllimin dhe ngritë alar.min për pasojat e infeksionit.

Ky ala.rm duhet të na shtyejë për respektim strikë të masave parandaluese dhe marrje me seriozitet të gjitha sygjerimeve për mbrojtje dhe izo.lim në këtë kohë pandemie.

Kohën e humbur pa dalë në natyrë apo pa u takuar me të tjerët e kompenzojmë menjëherë kur të përfundon kjo situatë, por jetën e humbur asesi.

#RriNëShtëpi