Kush do ta zëvendësojë Lezen në ‘Çka ka shpija’?

Naser Rafuna ka treguar nëse do ta zëvendësoj dikush Leze Qenën në rolin e saj.

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Leze Qena, së fundmi ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare.

Rolet në të cilat ajo ka marrë pjesë viteve të fundit kanë qenë të panumërta e i dashur për publikun ishte edhe ai në serialin ‘Çka ka shpija’.

Prandaj fansave u ka interesuar ta dinë nëse do ta zëvendësojë dikush apo jo.

Kjo pyetje iu drejtua Naser Rafunës i cili nëpërmjet Instagramit tregoj se Leze Qenën nuk do ta zëvendësoj askush mirëpo në serialin në fjalë do të marrin aktorë të rinj.