Kush e ka këtë lule në shtëpi do të ketë edhe fat

Kjo lule do të largojë gjithë energjinë negative.

Nga lashtësia është e njohur që kjo bimë përdoret si një lloj hajmalie.

Besohet që nëse në shtëpi e fusni rozmarinën, me të fusni edhe mirëqenien.

Në shekullin e 9-të Karli i Madh ka insistuar që kjo bimë të rritet në kopshtet e tij mbretërore, sepse ka besuar në cilësitë e saj magjike.

Për këtë arsye ka merituar të quhet bima magjike:

Besohet që rozmarina tërheq para dhe mirëqenie në shtëpi, prandaj çdo shtëpi duhet patjetër ta ketë këtë bimë.

Gjithashtu mund ta bartni edhe në portofol.

Varni disa rozmarina mbi derën e hyrjes, në mënyrë që të mbroni shtëpinë nga hajnat dhe të pengoni që të hyjë brenda energjia negative.

Besohet që ajo shërben si një lloj hajmalie, andaj çdo shtëpie që e ka në këtë vend do të jetë e mbrojtur nga e keqja.

Rozmarina është efikase për përmirësim të memories dhe për ato qëllime përdoret në formë të vajit eterik.

Aroma e saj ndikon këndshëm në qelizat nervore, andaj është e shkëlqyeshme edhe për relaksim.

Për këtë arsye përdoret edhe me rastin e meditimeve.

Rozmarina është e lidhur me plleshmërinë, andaj rekomandohet që disa degëza t’i mbani pranë krevatit në të cilin flini gjumë.