Kush është Bernarda Radoncic, kandidatja e VV

Lëvizja Vetëvendosje, dje publikoi listën e saj përfundimtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Por, në këtë listë ra në sy Bernarda Radoncic për shkak të mbiemrit të saj.

Radoncic ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka folur për jetën e saj, si dhe prejardhjen e familjes së saj.

Ajo ka treguar se ka lindur dhe është rritur në Danimarkë. Kurse, ka thënë se i ati i saj ka prejardhje nga Gucia e Malit të Zi, por i lindur në Skenderaj.

Ndërkaq, për nënën e saj ka thënë se ka prejardhje nga Kacandolli e Trepça.

“Përkatësia ime është e pastër, 100% Shqiptare me plotë krenari, dhe familja ime dhe rrethi im familjar, vijnë nga ato familjet me traditë të pastër atdhetare!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëkombës, ju miq dhe ju mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Të dashur mërgimtarë gjithandej nëpër botë!

Unë Bernarda Radoncic, jam e lindur dhe e rritur në Danimarkë. Jam bijë e tim atë, prejardhja e t’cilit është nga Gucia, Mali i Zi, por i lindur në Skenderaj, dhe mamasë time e cila vjen nga Kacandoll-i e Trepça, si familje banues në qytetin e Mitrovicës, përpara emigrimit në Shtetin Danez!

Rrugëtimi im në politikë, dhe kandidimi im për Deputete të Kuvendit të Kosovës, ka filluar me aktivizmin tim në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për shtetin e Danimarkës, dhe unë pashmangshëm i falënderohem atij ekipi përfekt, atyre aktivistëve aq të zellshëm, që mua më dhanë besimin që të jem kandidate nga Mërgata për listë zgjedhore, dhe njëherësh mëpastaj të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

Përkatësia ime është e pastër, 100% Shqiptare me plotë krenari, dhe familja ime dhe rrethi im familjar, vijnë nga ato familjet me traditë të pastër atdhetare!

Unë ju falënderoj secilin veç e veç, për besimin që do ta kem nga ju, për t’ju përfaqësu me dinjitet, e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe do të jem kundër secilës veti të keqe duke treguar profesionalizëm dhe kulturë europiane.

E juaja,

Bernarda!