Kush është biznismeni që e bëri Aurelën të dashurohet në të?

Aurela Hoxha ishte e ftuara e Luana Vjollcës në “Shiko kush luan” e cila ka zbuluar mjaft gjëra që nuk kemi ditur më parë për të.

Gjatë sfidës “Ndaje ose pije” Aurela ju përgjigj pyetjes nëse është e dashuruar dhe cili është fatlumi.

“Ka fatlum, por për të mos thënë se cili është ai, po pi një gotë!”, u shpreh Aurela.

Kujtojmë se ajo përflitet prej kohësh se është në një lidhje me një biznesmen që quhet Alban dhe jetojnë të dy bashkë në Spanjë.