Web Analytics
BallinaSHOWBIZKush është futbollisti më tërheqës sipas Alesia Bamit? 

Kush është futbollisti më tërheqës sipas Alesia Bamit? 

Moderatorja e sportit Alesia Bami nuk e mendon gjatë përgjigjen se “kush është futbollisti shqiptar më terheqes”.

“Mendoj që stafetën nuk ia merr njeri Lorik Canës”, tha moderatorja.

Ndërkohë, e pyetur nga binjakët Veshaj në “Më lër të flas” nëse ka dikë në jetën e saj, Alesia dha një përgjigje negative.

Donaldi: Pak kohë më parë ke thënë që do të fejohesh. E ke anuluar? Çfarë po pret?!

Alesia: Nuk e kam thënë, çfarë kanë me mua (qesh)

Donaldi: A ke dikë që mund të fejohesh, nëse të bie bingoja tani?

Alesia: Kjo është ideja pra, që nuk kam dikë që të fejohem.

Ajo iu përgjigj gjithashtu kritikave se “nuk ka informacione nga sporti, edhe pse moderon emisione sporti”.

Alesia u shpreh se njohuritë për sportin i ka zgjeruar gjatë eksperiencës, por nuk është analiste, pasi sipas saj “për këtë janë ekspertët e ftuar”.

“Gjithmonë jam akuzuar që nuk kisha njohuri për sportin. Patjetër që nuk kisha njohuri shumë të mëdha sportive, por që me rrugën duke bërë emisione të njëpasnjëshme të Procesit Sportiv, Top Arena, merr eksperiencën dhe njohuritë e përgjithshme. Unë nuk kam dashur asnjëherë të jem analiste sportive apo të analizoj sportin në anën teknike, sepse kemi analistë për këtë punë. Si moderatore e sportit, për të bërë pyetje dhe për të pasur njohuritë e përgjithshme, mendoj se i kam”./icon

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit