Kush është mashkulli misterioz pas Jennifer Lopez në këtë foto?

Hustlers Jennifer Lopez

Jennifer Lopez postoi një selfie në Instagramin e saj të premten, por fansat u shqetësuan, pasi vunë re një mashkull të çuditshëm në sfond.

“Nëse nuk ju sfidon, nuk ju ndryshon,” shkruajti Lopez në foto, ku shfaqej me veshje sportive para një pasqyre të madhe.

Por fansat vunë re një mashkull (i cili dukej sikur po mbulonte gojën me duar) në sfondin prapa Lopez, duke shkaktuar një numër të madh komentesh në postimin e saj.

‘E! News’ raportoi se ai nuk ishte ndonjë punëtor, por dikush me të cilin i fejuari i Lopez, Alex Rodriguez, po bisedonte me video, ndërsa JLo po bënte foton.

“Zyra e tyre është bashkangjitur me palestrën dhe ndahet me perde nga ajo,”- tha një burim i afërt me çiftin për ‘E! News’.

“Kur janë duke biseduar në aplikacionin Zoom, ata e projektojnë atë në një ekran të madh.”

“Nëse e shihni nga afër mund ta dalloni krahun e Aleksit në një këmishë blu “,- vazhdoi burimi.

“Ai është ulur para tryezës së tyre, me ekranin e madh në të, kështu që imazhi i personit që po shihni është ai që po bisedon me të në Zoom. Ai njeri po mbulonte gojën me dorën e tij.”