Kush është në të vërtetë Valdete Daka – njeriu që do të administrojë me vullnetin tuaj?

Gjyqtarja Valdete Daka në vitin 2018 ishte zgjodhur në krye të Komisionit Qendror Zgjedhor për një mandat 7 vjeçar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Ajo është një grua 60 vjeçare nga Mitrovica që ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe ka qenë e vendosur të punojë në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Një vendosmëri e frymëzuar – siç thotë ajo vetë – nga babai i saj.

Por kush po e frymëzon Dakën që të jetë në krye të KQZ-së për kaq shumë kohë tash?

Daka ishte certifikuar nga Këshilli i Evropës si trajnere për gjyqtarë dhe prokurorë për Konventën Ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Në të njëjtën kohë, siç shkruhet në biografinë e saj, ajo u certifikua si eksperte e kësaj fushe, shkruan Periskopi.

Në dhjetor të vitit të kaluar, në emër të KQZ-së ajo e pranoi çmimin ndërkombëtar [vendin e parë] për organizimin e zgjedhjeve, në një ceremoni të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Parlamentare [ICPS].

Në zgjedhjet e qershorit të vitit 2019, partia më e madhe në Kosovë doli Lëvizja Vetëvendosje dhe i fitoi 32 deputetë.

Ajo flet gjuhën shqipe, angleze, serbe dhe turke.

Si kryetare e KQZ-së vështirësitë më të mëdha zonja Daka i kishte në komunikimin e rezultateve zgjedhore të partive politike që priteshin me ankth nga qytetarët e vendit.

Gjatë këtyre konferencave të lodhshme për medie ajo bënte lajthitje të ndryshme.

Por vështirësi zonja Daka kishte edhe me anëtarët e deleguar nga partitë politike në KQZ – në veçanti me atë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherë e një kohë edhe me Fadil Malokun e AKR-së.

Njëherë, ajo ia kishte ngatërruar emrin Shpend Maxhunit me atë të Shpend Ahmetit – kjo ndër dhjetëra ngatërrime tjera që tregojnë mendjen e saj të tendosur.

Ajo nuk ka qenë mjaft ngulmuese në kërkesën për reformë zgjedhore në Kosovë.

Së fundi, ajo ka kërkuar që të hiqet balotazhi nga zgjedhjet për kryetarë komunash, por kjo kërkesë është kundërshtuar nga shoqëria civile.

Administrimi me vullnetin politik të qytetarëve të Republikës së Kosovës ishte në duart e Dakës edhe në kohën e zgjedhjeve industriale por edhe në zgjedhjet e fundit ku nuk kishte shumë incidente e vjedhje.

Pra, se sa mirë administrohen zgjedhjet kjo është më shumë meritë e vetë vullnetit të palëve politike të përfshira, se e zonjës Daka dhe KQZ-së.

Më 16 prill portali Koha kishte raportuar se KQZ-ja kishte shpenzuar një shumë parash për vëzhgimin e zgjedhjeve në Hungari, e të cilat nuk kishin qenë aspak të nevojshme për Kosovën – duke qenë se Hungaria është sistem presidencial ndërkohë që Kosova është Republikë parlamentare.

Kjo ngatërresë ndoshta përbën një ilustrim tjetër të vargut tjetër të ngatërresave dhe parregullsive që u shënuan në proceset zgjedhore në kohën e zonjës Daka.