Kush i tha Arta Bajramit: “Ja kjo e çmendura”?

Arta Bajrami është këngëtare e afirmuar, që publiku e njeh mirë formatin e saj.

Dikur kultivonte vetëm muzikë Rnb, e sot është thuajse e të gjitha zhanreve.

“Inspirimi për të kënduar erdhi sigurisht nga trendet botërore, por nuk është puna vetëm tek inspirimi.

Sfida më e madhe ishte se si të mirrej guximi të bëje diçka qe nuk e kishte bërë dikush më heret? Merrni shembull këngët e mia të para, një femër që bashkëpunonte me reper të asaj kohe.

Pyetja ishte: A do të pranohej një gjë e tillë apo njerëzit do mendonin “ja kjo e çmendura”, sepse perceptimi se si duhej të dukej dhe të sillej një femër shqiptare në atë kohë ishte ndryshe nga sot”, thotë Arta.

Këngëtarja, tregon se sipas këndvështrimit të saj, kah po shkon estrada, muzika sot.

“Muzika që bëhet sot në trojet shqiptare është në hap me kohën dhe me trendet botërore.

Kemi shumë telentë por edhe më shumë jotalentë.

Thjeshtë, estrada është bërë një kaos që ka dal nga dora.

Por mua smë vjen keq për këtë kaos sepse kualiteti e gjen gjithmonë rrugën e suksesit”, ka thënë Arta për “Kosovaren”.