Kush janë artistët më të paguar gjatë sezonit veror?

Nga Donaldi te Beatrix, kush janë artistët më të paguar gjatë sezonit veror, sezoni veror ka nisur zyrtarisht e bashkë me të edhe sezoni i punës për artistët shqiptar, pas 2 vitesh që artistët thuajse qëndruan pushim prej pandemisë, kjo verë është totalisht e prenotuar për ta, por duket se rritja e çmimeve, ka prekur edhe artistët.

Pas vështirësive për shkak të pandemisë, edhe disa nga artistët më të njohur të skenës kanë rritur tarifën e tyre që marrin në koncert, megjithatë emrat më të famshëm kanë një agjendë të ngjeshur këtë verë, duke pasur thuajse çdo ditë të prenotuar, madje ka edhe nga ata që brenda një dite kanë deri në 3 koncerte.

Të shpeshta kanë qenë lëvizjet në listën e këngëtarëve më të paguar, ku shifrat rekord arrijnë deri në 8 mijë euro, madje, menaxherët e artistëve kosovar në shifrat e publikuara shprehen se kanë tarifa deri në 10,000 euro apo 12,000 euro, natyrisht për një këngëtar/e të caktuar.

Ndonëse shifrat rrallë e thuajse janë bërë publike në formë zyrtare, kjo gjë vazhdon të dëshmohet më së miri me jetën luksoze që bëjnë, përfshirë edhe klipet e pushimet e tyre që tashmë ekspozohen më së shumti përmes rrjeteve sociale.

Çmimet për disa artistë për një koncert: Tayna 8.000 – 12.000 euro, Ledri Vula 8.000- 10.000 euro, Capital T 6.000 – 8.000 euro, Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro, Dhurata Dora 6.000-7.000 euro, Noizy 6.000 – 8.000 euro, Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro, Fero 3.000 – 4.000 euro, Rina Balaj 3.000 – 4.000 euro.