Kush janë “të tjerët” dhe pse Prokuroria Speciale përmendi vetëm emrat e Thaçit dhe Veselit?

Zyra e Prokurorit të Specializuar dje ka paraqitur tek Dhomat e Specializuara një propozim-akta.kuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës.

Në këtë propozim-akta.kuzë, e cila sipas njohësve të çështjeve juridike është konsideruar në kundërshtim me rregullat e brendshme të Gjykatës Speciale pasi është bërë publike ende pa u konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, përmend emrat e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

E në këtë komunikatë të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, përveç emrit të Thaçit e Veselit përmenden edhe “të tjerë”, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur për publikun.

Ndërsa, përmendja e emrave të Thaçit e Veselit dhe përpilimi i kësaj komunikate ka ngjallur reagime të mëdha në opinion.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një akta.kuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë aku.zohen për një sërë kri.mesh kundër njerëzimit dhe kri.mesh lu.fte ndër të cilat, vra.sje e paligjshme, zhdu.kje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në Akta.kuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vra.sje të paligjshme.

Kri.met e paraqitura në Akta.kuzë përshijnë qindra vi.ktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.“, thuhet në këtë komunikatë.

E për publikimin e propo.zim-akta.kuzës, Zyra e Prokurorit Special kishte një arsyetim të çuditshëm.

Janë bërë pothuajse më shumë se dy vite prej kur Kuvendi i Kosovës kishte tentuar shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ndërsa, ata sot, arsyetojnë publikimin e propo.zim-akta.kuzës, me këto veprime të një pjese të deputetëve të Kosovës.

“Akta.kuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dësh.mon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha aku.zat jashtë dyshimit të arsyeshëm.

Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Akta.kuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë aku.zat.

Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për aku.zat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim THAÇIT dhe Kadri VESELIT për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së.

Besohet se z. THAÇI dhe z. VESELI kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. THAÇI dhe z. VESELI kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi vi.ktimat e kri.meve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës.”, thuhet në komunikatë, ku pjesa e fundit ku thuhet “Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. THAÇI dhe z. VESELI kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi vi.ktimat e kri.meve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, tingëllon sipas ekspertëve si deklaratë politike e jo njoftim për ngritje të akta.kuzës.

Gjithashtu, Zyra e Prokurorit Special është si duket e vetëdijshme se publikimi i akta.kuzës është në kundërshtim me rregullat e brendshme të kësaj gjykate, për arsye se në pjesën e fundit shprehet: “Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Akta.kuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë aku.zat.

Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për aku.zat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim THAÇIT dhe Kadri VESELIT për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së.”

Se publikimi i kësaj akta.kuze është në kundërshtim me rregullat e brendshme të Gjykatës Speciale ka thënë edhe avokati i akredituar i Gjykatës Speciale, Tomë Gashi nëpërmjet një postimi në Facebook-un e tij.

“Gjykata Speciale e bëri publike akta.kuzën e parë të ngritur nga Zyra e Prokurorit Special në kundërshtim me rregullat e saj ligjore.

Akta.kuza e ngritur nga Prokuroria dhe e dorëzuar në Gjykatë Speciale në Hagë, ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli është ende e pakonfirmuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake”, tha avokati Gashi.

E se me këtë publikim të aktakuzës janë thyer rregullat e Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës dhe se janë shkelur të drejtat e të aku.zuarve e ka thënë edhe avokati i famshëm amerikan që mbrojti gjeneralin kroat Ante Gotovina, Luka Misetic.

Ai aku.zon Specialen e Hagës për thyerje të rregullave.

“Hashim Thaçi nuk është i paditur, e as nuk është konfirmuar padia nga Gjykata për më shumë se dy muaj.

Prokurori shkeli të drejtat e Thaçit duke shkelur konfidencialitetin e kërkuar me rregulla juridike, pak para takimit të tij me Trumpin.

Kjo gjë ngre dyshime për përfshirje të politikës në këtë çështje”, shkruan Misetic.

Edhe ish-zëdhënësi i Tribunalit të Hagës për ish-jugosllavi Dardan Gashi, ka thënë se është bërë shkelje e rregullorës së punës nga Gjykata Speciale me bërjen publike të dorëzimit të akta.kuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

Gashi për Klan Kosova tha se kjo praktikë nuk është parë deri më tani.

Me këtë rast të publikimit të propo.zim-padisë ndaj personave të cekur, është bërë shkelje e rregullorës së punës.

Propo.zim padia nuk publikohet pa u vërtetuar akta.kuza.

Kjo po shihet qartë se është politike dhe dë.mton personat në proces”, ka thënë ai.

E se kjo akta.kuzë mund të jetë politike e ka thënë edhe analisti i njohur amerikan dhe profesori i Institutit John Hopkins, Daniel Serwer.

Ai ka thënë se këto akta.kuza nuk janë vetëm një çështje personale për Thaçin dhe Veselin, por sipas tij janë çështje institucionale e ndërkombëtare.

Sipas Serwer, ajo që e bën edhe më të dyshimtë këtë është fakti se po ndodh pak para takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë dhe sipas Serwer dikush mbase mund ta ketë menduar që publikimi i kësaj aktakuze do ta vendosë presidentin Thaçi nën presion.

Propo.zim-akta.kuza e Zyrës së Prokurorit Special mund të hidhet poshtë nga Gjykata pasi e njëjta është ende në shqyrtim nga gjyqtari i procedurës paraprake që e bën përsëri të jashtëligjshme publikimin e saj në këtë kohë.

E njëjta, është dërguar në Dhomat e Specializuara më datë 24 prill, saktësisht dy muaj nga sot – e publikimi i saj rastis të bëhet saktësisht 3 ditë para takimit Kosovë – Serbi në Uashtington, në të cilin tashmë edhe zyrtarisht nuk do të marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi sot e ka informuar Të Dërguarin Special të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell se nuk do të jetë pjesë e takimit dhe se ka anuluar udhëtimin e tij për në Uashington.

Gjithashtu, Thaçi e ka njoftuar Grenellin se ka vendosur të mos jetë pjesë e disku.timeve, derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të Zyrës së Prokurorit Special të zgjidhen.

Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington pas njoftimit të dalë nga Zyra e Prokurorit Special.

Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në disku.time derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen”, shkruan Grenell.

Lidhur me akta.kuzën e propo.zuar nga Zyra e Prokurorit Special ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, i cili nëpërmjet një konference për media tha se: “Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara.

Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”.

“Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike.

Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi”, tha Veseli.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ende nuk është deklaruar publikisht lidhur me këtë propo.zim-akta.kuzë.

Dyshimet e ekspertëve të fushës lidhur me publikimin e kësaj akta.kuze, përpilimin e saj dhe deklaratën e Zyrës së Prokurorit Special do të diskutohen edhe më tutje në opinionin publik, derisa nuk dihet nëse dy ish-komandatët e UÇK-së do të ndërmarrin iniciativa ligjore për publikimin e kësaj akta.kuze pa u konfirmuar nga Gjykata, pra në kundërshtim me ligjet e Gjykatës por edhe me të drejtat e njeriut.