Këngëtarja e famshme shqiptare Tuna është duke kaluar disa ditë pushimi së bashku me të birin Tianin në Republikën Domenikane.
Gjatë këtij pushimi luksoz nuk kanë munguar as postimet e ndryshme nga vet këngëtarja.
Vendi në të cilin gjindet ajo së bashku me djalin është një vend përrallorë që çdo moment po mundohen ta shijojnë së bashku .
Edhe pse u përfol për një “ndarje” nga Patrisi, ende nuk ka ndonjë shpjegim se çka po ndodh mes çiftit.
Duket se Tuna këto ngjarje të fundit i ka larguar nga mendja duke shijuar momente të pushimit së bashku me djalin.
Bukuroshja ka sjellë një imazh të bukur nënë e bir nën rreze të diellit, e sigurisht kjo është arsyeja pse Tuna është kaq e lumtur./Kosovarja/